Al. Callers: +355 (0)69-228 2853 and +355 (0) 464 9700

info@gjikondi-oliveoilfactory.com

Ulliri

uliri

Ulliri “Kalinjot” i quajtur “Mbreti i gjithë Varieteteve të Pemës dhe Vajit të Ullirit” është një pemë autoktone shekullore e trajtuar gjatë gjithë historisë së zonës së Bregdetit. Fazat e mirëmbajtjes së këtij ulliri janë:

  1. Krasitja – rrit rendimentin e prodhimit dhe ndikon në cilësinë e frutit/vajit; kryhet ndërmjet muajit Janar – Mars.
  2. Punimi i tokës – depositon lagështirën dhe thithjen e plehrave organike në thellësi të tokës; kryhet nga muaji Janar deri në fund të Marsit.
  3. Ujitja – shpejton rritjen e kokrrave kur rendimenti është i ulët; mënyra më kryesore e ujitjes janë shirat të cilat bien gjatë gjithë vitit.
  4. Plehërimi – rrit përmbajtjen e vajit në bimë, dmth rendimentin; bëhet vetëm me plehra organike, pa përdorur kimikate dhe pesticide; Shkurti dhe Marsi janë muajt më të preferuar për këtë proces.
  5. Vjelja / Mbledhja / Grumbullimi – treguesi cilësor i punës; për të prodhuar vaj të cilësisë së lartë nuk bëhet me purteka druri, sepse dëmton sythet e reja të ullirit; realizohet me krehëra me vibrator motorik ose me rrjeta; fillon në ditët e para të Nëntorit dhe zgjat deri nga fundi i Janarit.